Tirana fiton dhe shkëputet në krye, mund me dopietën e Hasanit Erzenin (VIDEO)
Tirana nuk ndalet në “Abissnet Superiore”. Bardheblutë e Orges Shehit fituan në transfertë 0-2 ndaj Erzenit për të forcuar pozitat në krye të renditjes dhe për ta çuar në 4 pikë diferencën me Partizanin.
26 herë kampionët e Shqipërisë përfituan nga hapi fals i “Demave” përballë Teutës dhe në sfidën e luajtur në “Niko Dovana” iu falën golave të Florent Hasanit.
Fillimisht, sulmuesi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 84-t dhe më pas vulosi triumfin në minutën e pestë të kohës shtesë.
Tirana ngjitet në kuotën e 34 pikëve dhe krijon një shkëputje prej 4 pikësh me Partizanin në krye të renditjes, ndërsa nga ana tjetër Erzeni mbetet në vendin e 5-të në kuotën e 26 pikëve.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

