Tirana fiton me përmbysje ndaj Laçit, Kukësi bën paqe me Bylisin

Tirana e nis me një fitore në Laç vitin 2023, ndërkohë që Kukësi nuk shkoi më shumë se një barazim ndaj Bylis. Bardheblutë fituan 2-1 në Kurbin.

Bardhezinjtë e nisën shumë mirë ndeshjen, pasi kaluan në avantazh në minutën e dytë me anë të Vasil Shkurtajt, me sulmuesin vlonjat që humbi një shans të artë për të dyfishuar në minutën e 21-të, por nuk ia doli të dërgonte topin në rrjetë me portën e boshatisur.

Tirana reagoi dhe në minutat shtesë të pjesës së parë barazoi sfidën falë golit të Bruno Lulajt. Kampionët e nisën mirë edhe pjesën e dytë, me Florent Hasanin që realizoi një gol të bukur. Vendasit tentuan barazimin, por nuk ia dolën të evitonin humbjen e dytë radhazi në kampionat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tirana rikthehet te fitorja pas dy humbjeve radhazi dhe tani numëron 28 pikë, një më pak se Partizani kryesues, që pret Vllazninë në stadiumin “Partizani”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bylisi dhe Kukësi ndanë nga një pikë pas barazimit 0-0. Në Ballsh u zhvillua një ndeshje e fortë dhe plot duele.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?