Tirana fiton me përmbysje ndaj Skënderbeut, merr kreun e renditjes (VIDEO)

Tirana ka arritur një fitore të rëndësishme 3-1 me përmbysje ndaj Skënderbeut, në duelin e vlefshëm për javën e tretë të Superiores.

Ndeshja nisi mirë për korçarët që kaluan në avantazh që në minutën e 3-të me anë të Ardit Nikajt. Megjithatë bardheblkutë ia dolën të barazojnë shifrat në fundin e pjesës së parë, me sulmuesin brazilian, Kaina Nunes që shënoi me kokë.

Pjesa e dytë nisi me raste nga të dyja ekipet, ndërsa golin e shënoi Qefalija, i ardhur nga stoli. Mesfushori shënoi në minutën e 77-të, duke përmbysur rezultatin. Për të vulosur sfidën me rezultatin 3-1, mendoi Florent Hasani, i cili shënoi edhe të tretin në minutën e 98-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore Tirana merr vendin e parë me 7 pikë, ndërsa Skënderbeu pëson humbjen e parë këtë sezon dhe zbret në vendin e dytë me 6 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Tirana-Skënderbeu 3-1 (Golat dhe rastet e sfidës)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?