Tirana fiton për herë të 25-të titullin kampion

Skuadra e Tiranës në futboll është shpallur kampione e Shqipërisë pas humbjes së Kukësit 1-0 në Shkodër ndaj Vllaznisë. Ky është titulli i 25-të kampion për skuadrën bardheblu që udhëheqet nga trajneri Egbo.

Sa i përket ndeshjes së zhvilluar në Shkodër, kuqeblutë e kërkuan me forcë fitoren, duke dominuar me raste që në pjesën e parë, kur pas një pretendimi për 11-metërsh nga Gilman Lika, Sidorenkos ia mohoi golin Avdyli.

Kuqeblutë ngulmuan me dëshirë dhe grintë edhe në pjesën e dytë, por goli do të vinte vetëm në fundin e ndeshjes me autor Adilin, që e detyroi Kukësin ta niste edhe një herë topin nga qendra.  Një fitore që i jep një fije shpresë Vllaznisë për të shmangur play out-in, por nga ana tjetër kurorëzon Tiranën kampione të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sfidat e tjera të ditës Teuta barazoi 0-0 me Partizanin ndërsa Laci mundi 3-0 Bylisin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fotografia e KF Tirana

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?