Tirana-Flamurtari, sfida do të rifillojë nesër në orën 13:00

Zyrtarët e sfidës kanë marrë vendimin për ta shtyrë përfundimisht ndeshjen mes Tiranës dhe Flamurtarit, për ta nisur nesër në orën 13:00.

Pasi e ndërpreu sfidën në minutën e 25-të, arbitri kryesor i futi të dy ekipet brenda në dhomat e zhveshjeve, dhe pasi biseduan gjithçka me zyrtarët e takimit, dhe drejtuesit e dy ekipeve, u mor vendimi që sot ishte e pamundur të luhej, dhe gjithçka do të vazhdojë nesër.

Pas ndërprerjes së takimit mes Tiranës dhe Flamurtarit, prej shiut të madh, delegati i këtij takimi, Lusien Nurishmi, në një prononcim për “Supersport”, tregoi si u mor vendimi me zyrtarët dhe drejtuesit e dy ekipeve, dhe si do procedohet me ndeshjet e Tiranës dhe Flamurtarit në fundjavë, në Superiore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shiu i madh ishte prezent që prej orës 16:00. Skuadrat dolën në nxehmje, dhe situata erdhi duke u përkeqësuar. Vendosëm të prisnim disa minuta, nëse intensiteti i shiut do binte. Morëm një vendim për ta filluar nesër ndeshjen, në orën 13:00, në minutën e 25-të, aty ku u ndërpre”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?