Tirana Kampione e mbyll me barazim, feston me policët
Tirana e ka mbyllur me barazim Kategorinë Superiore, duke vulosur kështu një sezon fantastik që u mbyll me titullin kampion. Bardheblutë barazuan 1-1 ndaj Bylisit, me golat e ndeshjes që u shënuan nga Ngoo në pjesën e parë të ndeshjes dhe Sallaku në pjesën e dytë. Në “Air Albania” ishte përgatitur një koreografi me ngjyrat bardheblu dhe me shkrimin KAMPION, ndërkohë që forca të shumta policore kishin rrethuar perimetrin e stadiumit për të shmangur grumbullimin e tifozëve.
Ndeshja
Bylisi befason Tiranën në minutën e parë shtesë duke i mohuar fitoren në sfidën e fundit të Superioren, edhe pse për të ngritur trofenë ekipit kryeqytetas nuk i nevojitej suksesi në javën përmbyllëse. Përfundoi 1–1 në “Air Albania”, ku u zhvillua një sfidë të hapur, me raste të shumta dhe të pastra në të dyja portat, por pa një fitues. Michael Ngoo kaloi në epërsi vendësit minutën e 22-të, por atëherë ku sfida po i drejtohej fundit, Sallaku shkarkoi të djathtën pranë vijës së 16 metrave, duke mposhtur portierin veteran Lika.
Si bardhelbutë ashtu edhe ballshiotët nuk e kishin presionin e rezultatit e për rrjedhojë luajtën lirshëm, duke prodhuar lojë të bukur dhe ofruar momente emocionuese. Tirana u shfaq më kërkuese në fillim të pjesës së parë derisa gjeti golin e fitores me Ngoo, i cili shtyu ne me kokë drejt rrjetës një top të krosuar nga e djathta. Bylisi u gjua në gjysmë e dytë të pjesës së parë, por pa mundur të tundë rrjetën, sidomos me Muratajn, që në një moment qethi shtyllën.
Edhe më e hapur pjesa e dytë, me raste nga njëra portë te tjetra. Edon Hasani u ndal nga Hidi dhe shtylla, ndërsa Qardaku humbet një rast të pastër i vetëm përballë Likës. Atëherë kur mendohej se goli i Ngoosë do të mjaftonte për t’i dhënë fitoren Tiranës, Sallaku lëvizi bukur jashtë zonës dhe me një goditje rrafsh me tokën e detyroi Tiranën ta niste sërish topin nga qendra.
Bylisi mund të kishte shënuar edhe të dytin, por goditja e lirë e fituar thuajse në vijën e 16 metrave nuk u shfrytëzua si duhet nga ballshiotët. Një barazim që zhgënjeu në fund trajneri Egbo, edhe pse vëmendja është përqendruar te finalja e Kupës së Shqipërisë përballë Teutës.
KOHA JONË SONDAZH

