Tirana ndahet në paqe me Laçin, finalja e kupës mbetet pa favoritë

Tirana ndahen në barazim pa gola me Laçin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, që u zhvillua në “Qemal Stafa”. Ndeshja e parë mes Kukësit e Skënderbeu përfundoi disa orë më parë me fitoren e vendasve 1-0. Sakaq, rezultati pa gola me Tiranën favorizon Laçin, që në ndeshjen e kthimit do ta luajë në fushën e tij, për të siguruar kualifikimin dhe ndoshta për të prekur finalen e dytë brenda tre sezoneve. Dy sezone më parë Laçi ngriti trofeun e parë të kupës. Ndikumana goditi shtyllën në fillimin e lojës dhe pati një rast tjetër për bardheblutë në pjesën e parë. Laçi krijoi raste sporadike nga fundi i ndeshjes, po u kujdes më tepër të ruante rezultatin e bardhë pa gola.      

Tirana-Laçi                           0-0

Tirana: E. Bakaj, Kërçiku, Muça, Curri, Ristevski, Taku, Bulku, Malaj, Muzaka, Ndikumana, Bushiç; Trajner: Gugash Magani

Swiss Digital Desktop Reklama

Laçi: Moçka, Nimani, Teqja, Buljan, Çela, Meto, Veliaj, Mustafa, Sefgjinaj, Cetkoviç, Xhejms; Trajner: Armando Cungu

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjyqtar: Kridens Meta

Kartonë të verdhë: Maja, Ndikumana, Kahata / Teqja 89

 

Gjysmëfinalja tjetër

Kukësi-Skënderbeu 1-0

Shënues: Pejiç 6’

Kukësi:Smajli, Malota, Dushku, Mici, Musolli (Hasani 84’), Xheferson, Pit (Hoxha 60’), Zeqiri, Lushtaku, Pejiç; Trajner: Artim Shaqiri

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Abazi, Lilaj, Shkëmbi, Nimaga, Abazi (Stojkov 78’), Latifi, Stojkov, Martins (Sefa 89’); Trajner: Mirel Josa

Gjyqtar: Andi Koçi

Kartonë të verdhë: Pejiç , Zeqiri, Smajli, Dushku/ Nimaga, Vangjeli, Latifi 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?