Tirana përmbys për 5 minuta Skënderbeun dhe marshon drejt titullit (VIDEO)

Tirana hedh një tjetër hap të sigurt drejt titullit të 25-të kampion. Bardheblutë fituan me përmbysje 2-1 ndaj Skënderbeut në Korçë.

Ndeshja nisi në malore për skuadrën e Egbo që u gjen në disavantazh që nga minuta e 9-të pas një goli me kokë të Mensah. Tirana kërkoi me ngulm golin e brazimit, por në pjesën e parë nuk do të arrinte që të realizonte.

Në minutën e 71-të Ngoo do të shënonte me kokë pas një harkimi të Cobbinah. Sulmuesi shtatlartë nuk i ndal me kaq, teksa pas 5 minutash arriti që ta dërgonte sërish “sferën” në fundin e rrjetës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tirana me këtë fitore ngjitet në krye me 65 pikë, 9 më shumë se Kukësi. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?