Tirana shkëlqen në diell, mund Flamurtarin për 5 minuta (VIDEO)

Tirana ka triumfuar 2-0 në 65 minutat e mbetura të ndeshjes së 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë ndaj Flamurtarit të zhvilluar në “Selman Stremasi”. Bardhebluë e nisën mjaft mirë ndeshjen e shtyrë dje. 10 minuta nga starti Michael Ngoo u la i vetëm në zonën vlonjate, pati kohë të kontrollonte topin e të matej mirë, derisa gjuajti dhe mposhti portierin Koliçi.

5 minuta më pas Hoxhollari shënoi golin e dytë me një goditje nga distanca, e cila edhe pse nuk ishte e fortë nuk arriti të pritej nga portieri i vlonjateve.

Tirana kontrolloi mjaft mirë pjesën e dytë, duke evituar barazimin edhe falë formës mjaft të mirë të portierit Abibi. Bardheblutë hodhën një hap të rëndësishëm drejt fazës çerekfinale. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?