Tirana si ekipet europiane, publikon çmimet e abonimeve vjetore
Tirana realizon projektin e abonimeve për të gjithë tifozët. Konkretizimi i kësaj nisme të rëndësishme ishte lajmëruar disa ditë më parë dhe tashmë klubi e ka kthyer në realitet.
Të gjithë tifozët bardheblu do të kenë mundësinë të përfitojnë abonimin sezonal për ta ndjekur skuadrën në “Selman Stërmasi” në të gjitha takimet që do të zhvillohen në shtëpi. Klubi 24 herë kampion ka publikuar edhe çmimet.
Në këtë mënyrë një abonim në tribunen VIP do të kushtojë 50 mijë lekë të reja, në tribunat kryesore çmimi është 15 mijë lekë të reja, ndërsa në të gjitha pjesët e mbetura të impiantit, abonimi mund të përfitohet duke paguar 5 mijë lekë të reja.
Kryesia e klubit ka publikuar gjithashtu edhe çmimet e biletave për çdo takim, për të ata që nuk dëshirojnë të pajisen me abonim sezonal. Në tribunat kryesore A dhe B, një biletë do të kushtojë një mijë lekë të reja, ndërsa në çdo sektor tjetër çmimi i përllogaritur është 300 lekë të reja, në sektorin H që është i programuar për tifozerinë mike vlera për t’u paguar do të jetë gjithashtu 300 lekë.
Te vetmet ndeshje ku do të ketë ndryshime, pra rritje të çmimeve, do të jenë dy derbit kundër Partizanit, ku pritëse është Tirana. Në tribunat A dhe B do të dyfishohet çmimi në 2 mijë lekë të reja, ndërsa në të gjitha zonat e tjera do të rritet me 100 lekë edhe tifozëria e Partizanit do ta përfitoj biletën me të njëjtën vlerë pra 400 lekë të reja. Klubi bardheblu kërkon mbështetjen maksimale të tifozëve për t’u rikthyer në nivelet më të larta.
Çmimet e abonimeve vjetore:
Tribuna VIP – 50 000 lekë
Tribuna A, B – 15 000 lekë
Tribuna Tribuna D, E, F, G, C – 5 000 lekë
Çmimet e biletave sezonale
Tribuna A, B – 1000 lekë
Tribuna D, E, F, G, C – 300 lekë
Tribuna H (sektori mik) – 300 lekë
Çmimet e biletave për ndeshjen Tirana–Partizani
Tribuna A, B – 2000 lekë
Tribuna D, E, F, G, C – 400 lekë
Tribuna H (sektori mik) – 400 lekë
KOHA JONË SONDAZH

