Tirana vendos “nderin” ndaj Bylis, fiton dhe shkon në finalen e Kupës (VIDEO)
Tirana bën disi autokritikë për humbjen e sfidës së parë gjysmëfinale, ku mbizotëruan shumë dyshime për trukime. Skuadra bardheblu fitoi 2-0 sfidën e kthimit ndaj Bylis (1-2 ndeshja e parë), duke siguruar një vend për në finalen e Kupës gjatë këtij edicioni.
Ekipi i Egbo e nisi duelin në mënyrën më të mirë në “Selman Stermasi” duke kaluar në avantazh vetëm pas 5 minutash lojë. Halili kroson nga krahu i majtë për Muçin, i cili me një veprim spektakolar arrin ta dërgojë topin në fundin e rrjetës.
Bardheblutë nuk u ndalën me kaq, teksa në minutën e 25-të, do të realizonin edhe golin e dytë me Hoxhollarin. Më tej ndeshja ishte një menaxhim shumë i mirë i vendasve, që nuk përsëritën gabimet e ndeshjes së parë, për t’i lënë terren kundërshtarëve. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

