Titulli i hequr i Skënderbeut, ja kur e merr vendimin CAS

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka caktuar datën 13 prill si ditën kur do të marrë vendimin për fatin titullit kampion të ekipit të Skënderbeut për sezonin 2015-2016. Çështja është mes klubit dhe FSHF-së, me Komisionin e Etikës pranë institucionit të futbollit që vendosi t’ia heqë titullin pas pezullimit të parë që UEFA-s.

Drejtuesit e skuadrës të Skënderbeut vendosën që ta apelonin vendimin në dyert e organit më të lartë të drejtësisë sportive, pasi e cilësonin atë si të padrejtë. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë CAS, pra se cilës palë do t’i japë të drejtë, FSHF-së apo klubit bardhekuq. Nëse gjyqi fitohet nga qeveria e futbollit në vend, atëherë do t’u duhet të shqyrtojnë mundësinë për t’ia dhënë titullin ekipit që është renditur i dyti, Partizanit.

15-herë kampionët e vendit kanë shprehur hapur pretendimet se u takon atyre trofeu i sezonit 2015-2016, por FSHF ka qenë e detyruar të presë një vendim përfundimtar nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Nëse kjo e fundit do të vendosë në favor të korçarëve, atëherë titulli do t’i kthehet Skënderbeut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?