FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tjetër çmim për Shkëlzen Gashin në MLS

Shkëlzen Gashi fiton një tjetër çmim individual në Major League Soccer. Sulmuesi shqiptar ka triumfuar duke bërë të tijin çmimin “MLS Soshies” të dhënë nga Federata Amerikane e Futbollit.

Më tepër sesa me paraqitjet në ndeshje, trofeu lidhet me jetën e sportistëve jashtë fushës. “MLS Soshies” është çmimi për futbollistin më popullor në rrjetet sociale, që tërheq më tepër vëmendje nga tifozët sa herë që zhvillohen sondazhe, apo edhe me fotografitë dhe videot që publikojnë.

Në edicionin e dytë të këtij çmimi, Gashi u preferua nga fansat përpara disa emrave shumë të rëndësishëm që luajnë aktualisht në Major League Soccer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë e sondazhit të organizuar nga Federata Amerikane e Futbollit ishin edhe yjet e këtij kampionati, si David Villa, Didier Drogba dhe Sebastian Giovinco.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi ishte protagonist në kualifikimin e Colorado Rapids deri në finalen e Konferencës së Lindjes, vlerësimet për Shkëlzen Gashin nuk munguan në sezonin që u mbyll në MLS.

28-vjeçari kuqezi u shpall fitues në garën për Golin më të Bukur të vitit në sezonin e rregullt, me rrjetën e realizuar nga goditje dënimi ndaj Vancouver Wihtecaps.

Në sezonin e parë në futbollin amerikan me skuadrën nga Denveri, Gashi fitoi edhe çmimin “Këpuca e Artë” te Colorado, si dhe çmimin “Lojtari i preferuar i tifozëve”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?