FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tjetër lajm i keq për Juven, ndaj Interit humbet liderin e mbrojtjes

Lajme aspak të mira për Juventusin në prag të ndeshjes së fundjavës ndaj Interit. Xhorxhio Kielini do të jetë mungesa e madhe për bardhezinjtë, në këtë ndeshje që do të vendosë shumë për titullin kampion.

Mbrojtësi italian, doli i dëmtuar në ndeshjen kundër Napolit, dhe vuan nga një problem në gjurin e majtë. Informacionin e bëri të ditur vetë klubi bardhezi në një komunikatë për shtyp.

Kielini nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e rëndësishme përballë Interit, por jo vetëm. Nga ekzaminimet e mëtejshme në ditët në vijim do të mësohet nëse 33-vjeçari do të riaftësohet në kohë për të dhënë kontribut qoftë në sfidat e fundit të Serisë A apo në finalen e Kupës së Italisë përballë Milanit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?