Tjetër skandal në Shkodër, kërcënojnë trajnerin duke i shpuar gomat e makinës (VIDEO)

ë Shkodër nuk kanë fund problemet dhe pa u shuar ende jehona e agresionit ndaj trajnerit Ernest Gjoka, një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin që ka kohë që në vend të fitojë trofe me futbollin, prodhon tension, polemika e kërcënime.

Sot e ka pasur radhën trajneri i ekipit B, Ervis Kraja, që të përballet me një situatë të pazakontë, edhe pse jo aq e rëndë sa ngjarje e Gjokës. Paraditen e sotme Kraja e ka gjetur makinën e vet me goma të shpuara, një veprim që zor se mund të ketë interpretim tjetër, përveç kërcënimit.

Trajneri shkodran për “Sport Ekspres” në lidhje me këtë histori, mohon të ketë pasur probleme personale me ndokënd, ndërsa nuk e ka idenë kush mund të ketë autori i ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk e di, nuk kam asnjë konflikt, ndaj nuk e kuptoj pse e kanë bërë. Jashtë futbollit jam i qetë, nuk kam probleme. Unë mendoj të bëj punën time te Vllaznia B, nuk e di çfarë prapaskene mund të ketë kjo ngjarje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Natyrisht, i ligjshëm është dyshimi se Kraja mund të ketë marrë ndonjë paralajmërim për shkak të detyrës. Te Vllaznia B janë të federuar shumë lojtarë, mbi 30 të tillë, ndaj natyrisht mund të ketë edhe të pakënaqur me aktivizimin apo mospërfshirjen në ekip apo 18-she.

{“videoid”: “1127671”, “sid”:”16″}

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?