Torino me 10 lojtarë eliminon Milanin nga Kupa e Italisë (VIDEO)
Milani shkakton një surprizë mbrëmjen e sotme duke u eliminuar nga Kupa e Italisë në fazën e 1/8-ve nga Torino. Skuadra e Piolit u duk se nuk do të kishte shumë probleme pasi në pjesën e dytë aktivizoi lojtarët titullar dhe ishte në avantazh numerik për 20 minuta.
Gjithsesi ndeshja përfundoi pa gola duke shkuar në dy shtesa nga 15 minuta. As atje kuqezinjtë nuk do të ishin në formën më të mirë. Torino madje do t’i ndëshkonte me një aksion të shpejt, të finalizuar në fund nga Adopo.
Në këtë mënyrë Torino shkon në çerekfinale të Kupës së Italisë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

