Torpedo reagon: Faji është i Kukësit, ne i kemi marrë vizat tona!
Ndeshja e Ligës së Europës mes Torpedo Kutaisit dhe Kukësit, që pritet të luhet nesër në Tibilisi po shoqërohet me shumë probleme, duke qenë se 3 nga lojtarët e Kukësit, nuk janë lejuar të fluturojnë drejt Gjeorgjisë me skuadrën verilindore.
Ditën e sotme, ka ardhur edhe reagimi nga klubi gjeorgjian i Torpedos. Ata shprehen se shkak për refuzimin e vizave të këtyre 3 lojtarëve, nuk janë aspak problemet politike, por është pakujdesi nga ana e Kukësit.
“Sa u përket problemeve të vizave, i vetmi lojtar që do të pengohej ishte Maloku, duke qenë se është kosovar dhe Gjeorgjia nuk e njeh Kosovën por pas ndërhyrjes së klubit, futbollisti i Kosovës u lejua të hyjë në Gjeorgji. Një problem i ngjashëm është ardhja e qytetarëve të Mozambikut në Gjeorgji.
Sa për maqedonasit, këta lojtarë nuk ishin në listën origjinale dhe ne e morëm informacionin vetëm 1 ditë para se të dilnin vizat.
Për shkak të kësaj, nuk u dhanë viza për Rexhinaldon nga Mozambiku, Valon Et’heinm dhe Edi Maliqin, dhe ata nuk mund të ndihmojnë Kukësin kundër Torpedos, ndërsa Faton Maloku do të jetë me skuadrën.
Për shkak të kësaj, pala shqiptare donte të shtynte ndeshjen, por ata u refuzuan kategorikisht nga UEFA. Në këtë fazë Torpedo nuk është e kërcënuar, sepse ata kanë përmbushur kërkesat e UEFA-s.
Probleme me vizat ka pasur edhe me skuadrat nga Ishujt Faroe por u rregulluan të gjitha dhe nuk është faji ynë këtu. Ne i kemi marrë vizat tonë dhe do të shkojmë në Shqipëri”, shkruhej në deklaratën e klubit gjeorgjian.
KOHA JONË SONDAZH

