Totenhem-Juventus, zbardhen formacionet zyrtare të duelit në “Uembli”

Totenhem-Juventus do të luajnë pas pak minutash ndeshjen e kthimti në Ligën e Kampionëve. “Bardhezinjtë” shkojnë në kryeqytetin britanik pas barazimit të Torinos 2-2, tri javë më parë, kështu që për t’u kualifikuar përsëri për në fazën çerekfinale “Zonja e Vjetër” duhet të bëjë diçka të cilën nuk e ka arritur kurrë më parë në gjithë historinë e klubit, të fitojë në Londër.

Juventusi ka shkuar 2 herë në 3 edicionet e fundit deri në pengesën e fundit, por misioni i klubit torinez për t’u kualifikuar për në çerekfinale është i vështirë. Bardhezinjtë duhet që të fitojnë këtë ndeshje, ose të dalin më shumë se një barazim 2-2 (3-3 e kualifikon).  “Gjelat” në shtëpi nuk njohin humbje në shtatë ndeshjet e fundit me klubet italiane dhe ekipi i Mauricio Poketinos merr zemër nga fakti që Totenhami në Kupat e Evropës është kualifikuar përherë pasi ka barazuar ndeshjen e parë jashtë fushe.

Totenhem do të luajë me formacionin tipik 4-2-3-1, teksa Eriksen, Dele Ali dhe Son do të mbështesin Kejn të vetëm në sulm, ndërkohë që në krahun tjetër te Juventus rikthehet Higuain në majën e sulmi i mbështetur nga Dibala dhe Dugllas Kosta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?