Totenhem siguron gjysmëfinalen e FA Cup, vendosin Eriksen dhe Lamela (VIDEO)

Totenham Hotspur është skuadra e parë gjysmëfinaliste e FA Cup. Në çerekfinalen e parë të këtij edicioni “Gjelat” e Londrës mposhtën lehtësisht Suonsin brenda në Uells me rezultatin 0-3, duke prerë biletën për në gjysmëfinale.

Eriksen dhe Lamela ishin dy futbollistët që vendosën fatet e kësaj sfide. Në minutën e 11-të argjentinasi shërbeu mesfushorin danez i cili në mungesë të Kane mori për dore skuadrën.

Në fundin e pjesës së parë Lamela gjeti edhe golin e dytë, ndërsa fitoren e miqve dhe kualifikimin për më tej e vulosi Eriksen në minutën e 62-të me golin e 0-3.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?