Toti: Ja sa do të kushtoja po të luaja akoma
Françesko Toti ka folur për merkaton dhe shifrat e çmendura që shpenzohen në ditët e sotme për afrimin e yjeve. Ish kapiteni i Romës, ndonëse u tërhoq nga futbolli i luajtur vetëm në qershorin e kaluar, mendon se kartoni i tij do të kushtonte shumë shtrenjtë, nëse do të ishte disa vite më i ri.
“Mendoj se me këto shifra që shpenzohen, nëse unë do të isha pjesë aktuale e futbollit, do të kushtoja rreth 200 milionë euro. Tani nuk gjen më lojtarë si unë, apo De Rosi, që qëndrojmë përjetësisht në një skuadër, sepse gjithçka është bërë biznes dhe lojtarët ikin aty ku fitojnë më shumë”, u shpreh kapiteni i Romës.
KOHA JONË SONDAZH

