Tottenham fiton me lehtësi ndaj Preston, Son shkëlqen me dopietë (VIDEO)
Tottenham bën detyrën në FA Cup duke fituar me lehtësi 3-0 në transfertën ndaj Preston. Son Heung-Min kaloi Spurs në avantazh në minutën e 50-të, me një goditje të bukur me të majtën.
Son nuk u ndal dhe në minutën e 69-të dhe realizoi golin e dytë personal. 30-vjeçari mori një asist me finte nga Ivan Perisic, u rrotullua bukur në zonë.
3 minuta përpara fundit do të shënonte dhe Arnaut Danjuma, i cili gjeti golin e parë me fanellën e Tottenhamit.
KOHA JONË SONDAZH

