Tottenham fiton supersfidën ndaj Manchester City-it, vendos goli i Kane (VIDEO)
Manchester City nuk përfiton nga ndalesa e Arsenalit, teksa ka pësuar një tjetër humbje 1-0, në super duelin e kësaj fundjave ndaj Tottenhamit. Ekipi i Contes ishte në i qartë në lojën e saj në pjesën e par,ë duke gjetur dhe golin.
Në minutën e 15-të, Hojberg shërben një asist perfekt për Harry Kane, i cili e ka mision të thjeshtë për ta dërguar në rrjetë. Ky është goli i 200 i Kane në Premier League me fanellën e skuadrës së Tottenham.
City provoi të reagonte, por Harry Kane dhe yjet e tjerë të sulmit nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. As dalje me karton të kuq (dy të verdhë) e Romeros disa minuta nga fundi i kohës së rregullt nuk u shfrytëzua nga skuadra vendase. Tottenham me këtë fitore ngjitet në vendin e pestë me 39 pikë, ndërkohë që City mbetet 5 pikë larg nga Arsenali kryesues. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

