FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tottenham “shkatërron” Southampton, Kane mbreti i golit në 2017-tën

Tottenham ka arritur një fitore të thellë 5-2 në “Ëembley” kundër Southampton.

Një 90 minutësh i dominuar totalisht nga të besuarit e Pochetino që me këtë 3 pikësh u rikthyen në vendin e katërt, vend që të kualifikon në Champions League vitin e ardhshëm.

Gjelat iu falën dhe një forme mjaft të shkëlqyer të Harry Kane, me sulmuesin që shënoi hattrick, 3 golësh që i siguruan atij “titullin” si golashënuesi më i mirë për vitin 2017-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fillimisht bomberi zhbllokoi rezultatin në minutën e 22-të, pasi goditi saktë me kokë krosimin nga e majta të Eriksen. Por shoë i anglezit sapo kishte filluar, me Kane që shënoi edhe golin e dytë në të 39-ën, me Totenham që iu drejtua dhomave të zhveshjeve në avantazh të dyfishtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fraksioni i dytë nisi praktikisht me gol për “Gjelat”  me Son e Alli që bashkëpunuan për të shënuar golin e tretë dhe të katërt përpara se Boufal të ngushtonte përkohësisht rezultatin në 4-1.

Goleada e Kane nuk kishte mbaruar, me 24 vjeçarin që plotësoi hattrick-un e tij personal. Ndërsa goli i Tadiç vendosi rezultatin përfundimtar në 5-2. Me këtë fitore Tottenham ngjitet në vendin e katërt me 37 pikë, ndërsa Southampton rrëzikon shumë, pasi rënditen në gjysmën e dytë të klasifikimit në vendin e 13-të me 19 pikë, +3 nga pozicioni që të dërgon një kategori më poshtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?