FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjendet trupi i një personi në avionin e zhdukur të Emiliano Sala-s

Gjendet trupi i një personi në bordin e avionit, me të cilin udhëtonte futbollisti Emiliano Sala drejt Cardiff-it. Lajmi është raportuar nga Departamenti Britanik i Transportit, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi trupin.

Për momentin është e paqartë nëse trupi është i futbollistit apo pilotit të Piper Malibu, i drejtuar për në Cardiff. Në vendndodhjen e pjesës së avionit të gjetur, janë duke u kryer kontrolle të mëtejshme për të vazhduar me identifikimin.

Trupi u identifikua gjatë inspektimit në fund të Kanalit të Anglisë për kërkime. Menjëherë pas zbulimit, AAIB informoi autoritetet kompetente dhe familjen e pilotit dhe të futbollistit. Imazhet e kapura nga ROV tregojnë anën e pasme të avionit të modelit Piper N264DB. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?