Trajneri gjerman: Ja përse e refuzova Real Madridin

Julian Nagelsmanni ishte një ndër emrat e përfolur si zëvendësues të mundshëm të Zinedine Zidanit, pasi ky i fundit dha dorëheqje nga pozita e trajnerit të Real Madridit në fund të sezonit të kaluar.
Trajneri i Hoffenheimit ka thënë se për shkak të familjes dhe moshës së tij, një largim drejt Real Madridit nuk do të kishte qenë zgjedhja e duhur për të, transmeton Gazeta Express.

“Nuk është se nuk e mendova fare. Kush do t’ia mbyllte telefonin Real Madridit? Klubi i Futbollit të Universit nuk ekziston, kështu që nuk ka klub më të madh se Real Madridi”, ka thënë gjermani 31-vjeçar.

“Unë jam rehat për moshën 30-vjeçare . Nëse karriera ime vazhdon ashtu siç ka filluar, atëherë do të kem mundësi të tjera të kësaj kategorie në të ardhmen. Situata ime me familjen gjithashtu, nuk do të kishte qenë ideale nëse do të shpërnguleshim tani”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nagelsmanni ka arritur ta kualifikojë Hoffenheimin në Ligën e Kampionëve për dy vite radhazi dhe do të largohet nga ky klub në fund të sezonit të ardhshëm për t’iu bashkuar Leipzigut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?