Trajneri i Atalantës: Strakosha madhështor, na mohoi fitoren

Lacio barazoi 1-1 ndaj Atalantës, por meritën kryesore për barazimin e ka padyshim Tomas Strakosha. Portieri i bardhekaltërve ka bërë disa ndërhyrje fantastike, teksa në fundin e ndeshjes ka marrë edhe komplimente nga trajneri i bergamaskëve, Xhan Piero Gasperini.

“Bëmë një ndeshje shumë të mirë dhe jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit, por jo me rezultatin. Strakosha u tregua madhështor me pritjet e tij. Ishte ai që na pengoi të fitonim dhe të siguronim 99% pjesëmarrjen në Europa League sezonin e ardhshëm. Megjithatë, gjithçka do të vendoset ndaj Milanit, ku uroj që Donaruma mos të imitojë Strakoshën”, ka thënë Gasperini.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?