FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trajneri i Danimarkës: Pamë vdekjen me sy, nuk kemi frikë nga Anglia!

Danimarka ka qenë surpriza e këtij edicioni “Euro 2020”. Kombëtarja e drejtuar nga Kasper Hjulmand këtë të mërkurë do të sfidojë Anglinë në Ëembley për të siguruar një biletë për në finale. Hjulmand është shfaqur optimist duke nënvizuar se Danimarka e tij nuk ka aspak frikë nga Anglia.

“Gjatë këtyre tre javëve të fundit kam përjetuar më shumë emocione sesa përgjatë gjithë jetës time. Ka qenë me të vërtet të çmendura. Ne u përballëm me vdekjen në një mënyrë në një mënyrë që kurrë nuk e kisha menduar dhe imagjinuar. Ne për pak sa nuk humbëm, lojtarin tonë më të mirë, shokun tonë më të mirë, zemrën e skuadrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata që përjetuam me Christian Eriksen na dha forcë për të vazhduar përpara me më shumë besim dhe për fatin tonë mirë në 3 ndeshjet e fundit kemi zhvilluar një futboll fantastik që na ka sjellë këtu ku jemi. Unë jam shumë i lumtur për mbështetjen dhe dashurinë që na përcjellë populli danez dhe për këtë duam t’ua shpërblejmë. Tani vëmendja jonë shkon te sfida ndaj Anglisë në të cilën do të kërkojmë të marrim maksimumin edhe pse objektivin tonë kryesor në këtë Europian e kemi arritur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne nuk kemi frikë nga Anglia por mendoj që edhe ata nuk kanë frikë nga ne. Nuk mendoj që Anglia ka ndonjë pikë të dobët, por unë jam i bindur që ndaj çdo rivali në këtë Europian mund të gjesh hapësira për të pasuar topin, për të sulmuar dhe për të shënuar. Megjithatë Anglia është një skuadër e kompletuar dhe mendoj se ndaj tyre misioni ynë për t’u kualifikuar do të jetë shumë i vështirë”, tha trajneri i Danimarkës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?