Trajneri i Kukësit gjen këtë justifikim për rezultatin zhgënjyes me Vllazninë

Trajneri i Kukësit u shpreh mjaft i zhgënjyer pas barazimit 2-2 me Vllazninë në ‘Zeqir Ymeri’. Milinkoviç tha se e kishte përgatitur ndeshjen për fitore, por golat e shpejtë i prishën planet.

“E kishim vlerësuar maksimalisht Vllazninë dhe e kishim parashikuar mënyrën se si do të luanin. Mund të them se ishim përgatitur për fitore, por pësuam dy gola të shpejtë dhe kjo na i vështirësoi punën, sidomos nga ana morale”, tha serbi.

Milinkoviç nuk pranoi se zgjedhjet e tij kanë ndikluar në këtë takim, teksa tha se barazimi erdhi kryesisht për shkak të gabimeve personale të futbollistëve të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk ishte çështje rreshtimi dhe as pozicionimi i lojtarëve në fushë. Mendoj se pësuam golat shumë shpejt dhe në të dy rastet për shkak të gabimeve personale të futbollistëve tanë. Të jesh 0-2 kaq herët, është shumë e vështirë të rikthehesh të luash dhe aq më tepër të përmbysësh rezultatin”, tha Milinkoviç.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?