Trajneri i Lushnjës, Gjyla: Po na mbarohen lojtarët, s’dua të flas për gjyqtarët sepse …
Trajneri i Lushnjes, Ilir Gjyla, është shfaqur i mërzitur pas humbjes me ekipin e Kukësit. Ai ka shprehur indinjatën e tij për vendimet e gjyqtarit, të cilat sipas tij e kanë penalizuar shumë ekipin tij.
“Të them të drejtën të vazhdosh deri në fund duhet të kesh futbollistët. Po na shterojnë futbollistë. Sefa mungon ndeshjen tjetër. Nëse ishte i verdhë për Zderic, duhet të ishte i verdhë dhe për Pepën. Ndeshjen tjetër nuk do t’i kem këta futbollistë. Nuk ofendoj gjyqtarin. Nuk dua të merrem me gjyqtarët, pasi jam gjobitur shumë herë me gjoba nga një milion e dy, ndërkohë që marr vetëm 300 mijë lekë rrogë. Pse të flas për të marrë gjoba.
Gjyqtari i keq nuk është ai që jep penallti kot kundrejt meje, por ai që jep kot penallti për çdo ekip. Ne do të mundohemi ta respektojmë kampionatin deri në fund. Ne duhet të respektojmë dhe tifozët. Futbollistëve i kam bërë të luajnë, pasi i kam thënë se ekipi jonë është më i persekutuari i futbollit shqiptar”, ka thënë Gjyla pas ndeshjes.
KOHA JONË SONDAZH

