FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trajneri i Realit tregon “galaktikun” që do të zëvendësojë Ronaldon

Trajneri i Realit, Julen Lopetegui do të ketë një detyrë të vështirë për të vijuar punën mjaft të mirë të bërë nga Zidane në sezonet e fundi. Pas tre sukseseve radhazi në Champions League, kjo skuadër është përballur me lamtumirat e teknikut francez dhe më pas atë të portugezit CR7.

“Rikrijimi i Real Madridit pa Cristiano Ronaldon është një sfidë që mbart emocione. Misioni ynë është të luftojmë që kjo skuadër të vijojë të mbetet kompetitive dhe pretendente për të gjithë titujt që janë në lojë. Nuk kam dyshime se me këtë grup që kam në dispozicion, me këta lojtarë, do t’ia dalim më së miri.

Largimi i Ronaldos? Cristiano është një prej lojtarëve më të rëndësishëm në historinë e këtij klubi, shprehu dëshirën për t’u larguar dhe Reali e mirëkuptoi, por duke qenë gjithnjë mirënjohës ndaj kontributit dhe trashëgimisë së jashtëzakonshme që ka lënë në historinë e këtij klubit. Tashmë pesha më e madhe në sulm bie mbi shpatullat e Gareth Bale, jam i bindur se ai është “galaktiku” që këtë vit do të na japë shumë. Bale është një lojtar i jashtëzakonshëm që pret të na ofrojë anën e tij më të mirë”, deklaroi Lopetegui.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?