Trajneri i ri Partizanit në tribunë
Zyrtarisht Partizani do të bëhet me trajner të ri. Mario Tokic është ai që do të marrë shumë shpejtë drejtimin e “Demave”, edhe pse nuk e ka hedhur firmën në kontratë.
Kroati Tokic për herë të parë pa çunat në tribunën e “Selman Stermasi”, aty ku ndoqi nga afër ndeshjen Partizani-Skënderbeu.
“Ne jemi në stadium, kjo është e vërtetë. Po shohim këtu situatën nga afër. Trajneri po krijon një ide për skuadrën. Të jem i sinqertë nuk kemi arritur në biseda konkrete me drejtuesit e Partizanit. Çdo gjë do të ndodhë më vonë. Ai po krijon idetë e tij. Presim se si do të rrjedhin ngjarjet më vonë”, përfundoi Mario Cenolli, menaxheri i trajnerit kroat Mario Tokic.
KOHA JONË SONDAZH

