Trajneri i Sassuolos: Bajrami bëri zgjedhjen e duhur që erdhi te ne

Nedim Bajrami disa ditë më parë u transferua te skuadra e Sassuolos, atje ku do të ritakohet me një njohje të vjetër, Alessio Dionisi. Trajneri i ekipit italian ka shfaqur haptazi pëlqimin e tij për 23-vjeçarin shqiptar kur foli për afrimet e fundit.

“I komplimentoj për qëndrimet e tyre, një gjë e tillë do të ndikojë që ata të bëjnë mirë tek ekipi ynë. Bajrami dhe Zortea e dinë që kanë hedhur një hap përpara duke ardhur te Sassuolo.

Kam një grup të mirë, që ua lehtëson përshtatjen lojtarëve të rinj. Jam i bindur se, siç kanë bërë deri tani, ata do t’i japin një dorë skuadrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si unë dhe drejtuesit ishim dakord për këto dy afrime. Na janë larguar katër lojtarë, por ia dolëm të firmosnim me dy lojtarë të rinj dhe të motivuar”, u shpreh trajneri i Sassuolos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?