Trajneri përjashton Latifin në Hungari: Ose unë, ose ai, njëri do të largohet!

Nga futbollisti më i mirë në Kategorinë Superiore, karriera e Liridon Latifit rrezikon që të marrë një drejtim krejtësisht negativ në Hungari. Mesfushori i talentuar nuk po arrin të përshtate aspak në ekipin e Akademia Puskas.

Latifi numëron vetëm 11 ndeshje në fushë, nga të cilat 3 si titullar dhe 8 nga pankina, në Kupën e Hungarisë 1 ndeshje si zëvendësues. Paraqitjet e tij nuk kanë bindur trajnerin e tij Attila Pinter, i cili nuk e pëlqen aspak 24-vjeçarin me origjinë shqiptare, madje ka dalë hapur duke i vendosur ultimatum klubit për të mbajtur ose atë, ose Latifin në ekip.

Rezultate imazhesh për attila pinter 2017

Swiss Digital Desktop Reklama

“E pashpjegueshme se si një zotëri vjen nga jashtë, ne i kërkojmë të luajë përpara dhe ai luan aty. Ai bën shumë gabime, kaq shumë nuk mund të bëhen. Ne kemi probleme dhe nëse nuk flasim për ta. Unë kam luajtur gjithmonë me futbollistët që kanë bërë gjithçka për skuadrën dhe klubin. Nuk do ta ndryshoj këtë: ose ai, ose unë, njëri do të largohet”,  u shpreh qartë numri një i stolit të ekipit të Akademia Puskas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Latifi u ble për 1 milionë euro nga klubi hungarez, por rrezikon që të ndryshojë sërish skuadër gjatë kësaj vere.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?