Trajnerit i Leisterit dhe dy të tjerë fundosën Skënderbeun në raportin e UEFA-s

Dosja e Skënderbeut është mjaft voluminoze dhe nuk ka vetëm opinionin që merret nga ekspertët e fluksit të basteve sportive. UEFA i kërkoi një paneli prej tre trajnerësh të njohur në arenën ndërkombëtare që të vlerësonin paraqitjet e Skënderbeut dhe lojtarëve në fushën e lojës. Paneli në fjalë përbëhej nga Majkëll Epëllton, Zhak Krevuasie dhe Hans Leiterd.

Majkëll Epëllton është një emër i njohur gjatë vitit të fundit, pasi për disa javë ka drejtuar skuadrën e Leister në Angli. Trajneri anglez është aktualisht ndihmësi i Klod Pyel në radhët e këtij klubi, ndërsa shihet si një nga teknikët më me perspektivë në të ardhmen e futbollit anglez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zhak Krevuasie është një trajner francez, i cili në të kaluarën ka drejtuar përfaqësueset e moshave të Francës. Prej disa kohësh ai punon si bashkëpunëtor i FIFA dhe UEFA në aktivitete të ndryshme si dhe në rolin e opinionistit sportiv për Canal+ në Francë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hans Leitert është një ish-portier austriak, i cili tashmë është ndër trajnerët e portierëve më të njohur në Europë. Ai punonte për Federatën Spanjolle deri pak ditë më parë, kur nënshkroi një kontratë me Liverpulin.

Të tre këta ekspertë kanë analizuar me pamje video 12 ndeshjet e luajtura nga Skënderbeu në Europë në sezonin 2015-2016 dhe 25 ndeshje nga kampionati shqiptar për sezonet 2015-2016 dhe 2016-2017, për të krahasuar sjelljet e lojtarëve në fushën e lojës. Dy prej tyre kanë dhënë opinionin e tyre për minutat e fundit të ndeshjes së shumëpërfolur Kruzejdërs-Skënderbeu, të përfunduar 3-2.

Majkëll Epëllton: Loja e Skënderbeut nga kjo pikë në vazhdim ishte e tmerrshme. Kjo drejtohej nga portieri, i cili, pavarësisht faktit se skuadra ishte me 10 lojtarë dhe ishte në avantazh, në mënyrë të papritur shpejtoi lojën dhe mbetej duke pasuar shkurt dhe te skuadra e gabuar. Para këtij momenti, shpërndarja e topit ishte më e ngadaltë dhe kur e dërgonte topin larg, e kalonte mesin e fushës. Të dy qendërmbrojtësit (Nr. 5 Jashanica dhe Nr. 32 Vangjeli) ishin të turpshëm në lojën e tyre dhe dëshirën për të pësuar gol.

Zhak Krevuasie: 10 minutat e fundit janë thjesht të pabesueshme, të tmerrshme, me aq shumë raste shënimi dhe një skuadër e cila ndaloi me dashje ndërsa disa lojtarë kishin një sjellje të turpshme, absolutisht të pashqetësuar nga ndeshja, nuk vraponin, nuk mbronin, në disa raste as nuk e shihnin ndeshjen.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?