FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Transferimi i Ronaldos te Juventusi, punëtorët e Fiat nisin protestën

Transferimi i Cristiano Ronaldos te klubi italian i Juventusit duket se ka nxitur reagimet të forta nga një pjesë e punëtorëve të Fiat. Luzitani do të kalojë në Torino për shumën e 105 milionë eurove dhe një pjesë e shumë mendohet të paguhet nga kompania partnere e Juventusit, Exor, e cila ka në pronësi Fiat dhe Ferrari.

“Është e papranueshme që punëtorët e FCA dhe CNHI bëjnë sakrifica të mëdha ekonomike dhe kompania shpenzon qindra milionë euro për një lojtar futbolli. Na është thënë se kohët janë të vështira, në pritje të modeleve të reja, që nuk erdhën kurrë.

Dhe teksa punëtorët dhe familjet e tyre shtrëngohen mirë, kompania vendos të investojë në një burim të vetëm njerëzor. Është e drejtë? Është e drejtë që një person të fitojë miliona, teksa mijëra familje nuk e shtyjnë dot deri në mesin e muajit? Jemi të gjithë punëtorë të të njëjtit punëdhënës, por ky trajtim ndryshe është i papranueshëm”, kanë qenë fjalët e punëtorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?