FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trapatoni i bindur: Nëse Juvja kalon Realin, fiton Championsin!

Xhovani Trapatoni, i cili ka fituar Championsin (Kupën Europiane) me Juventusin në vitin 1985, në komandën e Juventusit, beson se nëse bardhezinjtë kalojnë Realin, mund të fitojnë këtë kompeticion.

“Nëse Juventusi kalon me sukses kundërshtarin e radhës, unë mendoj se mund ta rifitojë Ligën e Kampionëve. Natyrisht, do të ketë përpara dy ndeshje të vështira, por gjigandët e Torinos mund të konkurrojnë

Real Madridi ka një histori të rëndësishme, e cila në Europë është më e lartë se ajo e Juventusit. Nganjëherë mund të ndodhë që gjyqtarët të jenë të kushtëzuar nga ‘Bernabeu’. Kapërcimi i një pengese si Real Madridi do t’i japë Juventusit impulsin vendimtar për të arritur deri në fund”,tha Trapattoni në një intervistë për “Tuttosport”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?