Trashi i “pre” shpresat Partizanit, firmos me ekipin në Kosovë

Lorenc Trashi është futbollisti më i ri i skuadrës së Ballkanit. Edhe pse u përfol shumë për një rikthim te Partizani, në fund Trashi ka zgjedhur Kosovën për të vijuar karrierën e tij.

Lojtari ka firmosur një kontratë që do e mbajë të lidhur me klubin për 1 vit e gjysmë, nga e cila futbollisti nga Gramshi do të përfitojë 7 000 euro në muaj.

Drejtori sportiv Nderim Nexhipi, por edhe vetë trajneri Ilir Daja, duket se e kanë bindur lojtarin për t’i thënë po aventurës së tij në Kosovë, edhe pse për futbollistin kishte interes nga shumë klube në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trashi t’i bashkohet skuadrës në Antalia të Turqisë, aty ku ekipi po zhvillon dhe fazën përgatitore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?