FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Triumfon Fatmir Hysenbelliu me Prestige MFC

Prestige MFC dominion totalisht minifutbollin shqiptar, këtë herë duke pushtuar “Sundey League Tirana”, në edicion e tyre të parë me 9 lojtarë. Ky është suksesi i radhës i një klubi model, i organizuar në perfeksion në çdo detaj, një ekip i drejtuar nga Fatmir Hysenbelliu, këtë herë jo në fushë si kapiten por udhëhoqi ekipin nga pankina së bashku me trajnerin Eldi Topi. Pasi vendosi hegjemoninë e tyre në minifutbollin me 6 lojtarë dhe pas një paraqitje historike në Champions League duke u renditur në vendin e parë, këtë herë Prestige triumfon në një tjetër skenë, shpallet ekipi më i mirë nga 24 ekipet e kryeqytetit.

Prestige MFC triumfoi në finale shumë të bukur përballë ATS, një finale që prodhoi spektakël, gola, një shfaqe e cila u shijua live edhe nga tifozët e pranishëm. Prestige kaloi në avantazh që në minutën e 17-të me Shimën që finalizoi një aksion model. ATS përfitoi nga një përgjumje e Prestige duke vendosur baraspeshën pas vetëm 1 minute, më rezultatin 1-1 përfundim dhe fraksioni i parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të dytën, në minutën e 39-të Moçka riktheu Prestige në avantazh ndërsa më pas skena ishte e gjitha për Albi Dajtin autor i një dopjetë duke sigluar shifrat përfundimtare në 4-1.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?