FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trofeu origjinal i Kupës së Botës nuk shkon as në Zagreb dhe as në Paris, ja shkaku

Të dielën do të luhet finalja e Kupës së Botës mes Francës dhe Kroacisë në “Luzhniki Stadium” të Moskës, në orën 17:00. Skuadra e Dalic do të ketë një pritje spektakolare në sheshin “Josip Jelačić” në Zagreb të hënën, gjithmonë nëse dalin fitus kroatët.

Nëse Modriç dhe shokët e tij do të ngrenë trofeun që peshon 6.14 kilogramë dhe më ar 18 karat, nuk do ta çojnë atë në Kroaci, por një kopje, ndërsa origjinali do të mbetet në muzeun e FIFA-s. E njëjta gjë do të ndodhë edhe nëse e fiton Franca, pasi kjo është një procedurë e përcaktuar.

Trofeu origjinal, që kushton më shumë se 10 milionë euro, qëndron për pak orë në duart e ekipit fitues, për t’iu kthyer përsëri FIFA-s që e mbyll në një kasafortë në Zyrih nën masa të rrepta sigurie për të evituar dëmtimin apo vjedhjen e trofeut. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?