Tronditet Arsenali, Bellerin mbyll sezonin dhe mungon për një kohë të gjatë

Të shtunën Arsenali mori një fitore të madhe ndaj Chelsea-t në kampionat, por në atë ndeshje humbi shërbimet e mbrojtësit Bellerin, i cili doli nga fusha pas një dëmtimi të rëndë.

Ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar se bëhet fjalë për këputje të ligamentit krociat në gjurin e majtë, që do të thotë se 23-vjeçari duhet të operohet në ditët e ardhshme dhe sipas njoftimit të klubit, do të mungojë nga 6 deri në 9 muaj.

Kjo do të thotë se Bellerin e mbyll këtu sezonin dhe mund të jetë gati në vjeshtë, ndërkohë që Unai Emery merr një tjetër goditje të rëndë, sepse një titullar të paprekshëm prej sezonit 2014/15 dhe ka luajtur 19 ndeshje në Premier League këtë sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?