Tronditet kombëtarja zviceriane, ylli shqiptar lë stërvitjen

Xherdan Shaqiri do të jetë mungesa e madhe për kombëtaren e Zvicrës, në dy takimet kualifikuese të Euro2020 ndaj Gjeorgjisë dhe Danimarkës. Ylli i Liverpool ka pësuar një tërheqje muskulare, duke lënë kështu grumbullimin e Helvetëve.

Shaqiri po kalon një moment fantastik me skuadrën kryesuese të Premier League, Liverpool, ku ka arritur të realizojë 6 herë. Ndërkohë, dëmtimi i tij pritet të mos i kushtojë shtrenjtë 27 vjeçarit, i cili pritet të jetë i gatshëm për takimin e fundjavës së ardhshme të “The Reds” përballë Tottenham Hotspur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?