Tronditet Milani, pronarët kinez probleme me kreditë

Milani po kalon një moment shumë pozitiv në kampionat, por problemet nuk mungojnë jashtë fushave të lojës. Pronarët kinez kanë marrë një tjetër goditje.

Gjykata e Popullit në Shenzhen të Kinës, deklaroi zyrtarisht të falimentuar shoqërinë “Jie Ande”, që në fakt ishte garancia dhe kasaforta e Yonghong Li, 48 vjeçar , pronar dhe President i Milanit. Deri dje per kompaninë kineze qëndronte pezull një kërkesë likuidimi me Bankën e Kanton që kishte kërkuar shpalljen e falimentit.

Jie Ande ishte akredituar si një nga kompanitë më të rëndësishme dhe me më tepër likuiditet financiar mes atyre të përfshira në kurrikulimin zyrtar të financierit kinez me rezidencë në Hong Kong.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo mbetet një goditje e rënde për besueshmërinë e Presidentit aktual Li duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi aftësinë e tij për të përmbushur detyrimet ndaj kreditorëve. Për klubin është e rëndësishme të mbyllë bilancin në 30 qershor, ndërkohe për t’i dhënë vazhdimësi projektit Milan futet në lojë fondi Eliot, të cilit pronari kinez i klubit i ka borxh mbi 300 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?