Trukuan ndeshje, burg për 5 ish-drejtues dhe 2 futbollistë

Pesë ish-zyrtarë të Osasunas dhe dy ish-lojtarë të Betis Sevillas u dënuan me burg për fiksim rezultatesh të disa ndeshjeve gjatë sezonit 2013-2015 të La Ligas. Gjithsej nëntë persona u shpallën fajtorë për trukimin e rezultateve në mënyrë që Osasuna të mund të shmangte rënien në divizionin e dytë në vitin 2014.

Hetimi zbuloi se Osasuna i pagoi në total 650 000 euro Betisit: 400 000 euro për të mposhtur Valladolidin, pastaj 250 000 euro që andaluzianët të humbnin ndaj Osasunas (dy ndeshjet e fundit të sezonit). Betis mposhti Valladolid 4-3 dhe humbi në Osasuna 2-1.

Ish-drejtori i Osasunas, Angel Vizcay, mori dënimin më të ashpër, tetë vjet e tetë muaj burg, për mashtrim sportiv, shpërdorim dhe falsifikim të dokumenteve. Ish-lojtarët e Betisit, Antonio Amaya dhe Xavi Torres, u dënuan me një vit burg, me gjobë 900 000 euro dhe pezullim për dy vjet nga aktivitetet futbollistike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?