FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump akuzon ashpër LeBron James: Po bën të duket inteligjent!

Presidenti i Amerikës, Donald Trump, ka sulmuar basketbollistin LeBron James.  Kreu i Shtëpisë së Bardhë, përmes një mesazhi në “Twitter” tha: “LeBron James sapo u intervistua nga njeriu më idiot që ekziston në televizionin amerikan, Don Lemin. Arriti ta bëjë LeBron një njeri inteligjent dhe nuk është një gjë e lehtë. Mua më pëlqen më shumë Mike (Michael Jordan)”, thuhet në mesazhin e Trump.

LeBron James në intervistën për televizionin CNN, akuzoi sërish kreun e Amerikës se shfrytëzoi sportin për të përçarë amerikanët në bazë të ngjyrës së lëkurës, duke qenë racist.

“Unë mendoj se Presidenti ynë po përpiqet të na ndajë, këtë gjë nuk arrij ta kuptoj, pasi falë sportit një i bardhë arrin të punopjë në krah një njeriu me ngjyrë”, tha LeBron.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?