Trupi në rrënojat e avionit është i Emiliano Sala

Trupi i nxjerrë nga rrënojat e avionit me të cilin po udhëtonte futbollisti Emiliano Sala dhe piloti David Ibotson, i zbuluar pas një kërkimi nënujor eshte idetifikuar si ai i futbollistit te Cardiff City. Sipas BBC, në deklaratën e policisë së Dorset lëshuar gjatë mbrëmjes thuhet: “Trupi i sjellë në Portland Port, të enjten me 7 shkurt 2019, është identifikuar zyrtarisht dhe është i futbollistit profesionist Emiliano Sala”.

“Familja e z.Sala dhe e pilotit David Ibbotson janë njoftuar me këtë lajm dhe do të vazhdojnë të mbështeten nga oficerët e trajnuar posaçërisht për familjet në këto raste. Mendimet tona mbeten me ta në këtë kohë të vështirë”.

Trupi u zbulua në rrënojat e aeroplanit të hënën dhe autoritetet ishin në gjendje ta nxirrinin atë dy ditë më vonë, pavarësisht nga “kushtet sfiduese”. Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB) tha se operacioni ishte kryer “në një mënyrë dinjitoze”. Cardiff City, lëshoi një deklaratë pak pasi u konfirmua identifikimi, duke thënë: “Ngushëllimet tona më të përzemërta familjes së Emilianos. Ai dhe Davidi do të mbeten përgjithmonë në mendimet tona”. Disa nga lojtarët e klubit reaguan nëpërmjet Twitter. Full Joe Bennett ka shkruajtur “RIP Emiliano”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?