Tuchel qartëson të ardhmen e Edinson Cavanit
Thomas Tuchel nuk ka ndërmend të privohet nga bomberi i tij, Edinson Cavani. Tekniku i klubit francez të PSG foli mbi spekulimet e fundit mediatike, duke zbuluar një bisedë të zhvilluar së fundmi mes tij dhe uruguaianit 31-vjeçar, Edinson Cavani.
“Vetëm pak ditë më parë kam biseduar me Cavanin dhe nuk më shprehu asgjë nga ato që janë përfolur në media. Madje shprehu entuziazmin e tij për edicionin e ri dhe se mezi pret t’i rikthehet grupit për të arritur bashkë me ne, me këtë skuadër, objektivat sezonale”, deklaroi Tuchel, i cili ka marrë drejtimin e francezëv e gjatë kësaj vere,
KOHA JONË SONDAZH

