Tuchel shkarkon Buffon-in: Sezonin e ardhshëm s’ka më alternime portierësh

Trajneri i Paris Saint Germain gjatë këtij sezoni, në shumë ndeshje ka alternuar portierin Buffon dhe Areolën në formacionin bazë, por mesa duket plani për sezonin e ardhshëm është krejt tjetër.

Kontrata e portierit italian me klubin francez përfundon këtë sezon dhe shanset e rinovimit tashmë janë minimale, ndërsa për të konfirmuar këtë, vjen në ndihmë edhe deklarata e trajnerit Thomas Tuchel.

“Jemi i vetmi klub që bëjmë këtë rotacion dhe nuk do ta bëjmë më sezonin e ardhshëm. Nuk mund të alternojmë portierët në mënyrë të tillë, pasi kjo nuk të çon përpara”, tha gjermani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fjalët e Tuchel konfirmojnë qartazi se edhe nëse Buffonit do t’i ofrohet rinovimi për një tjetër sezon, kjo do të bëhet me kushtin që ai të pranojë stolin dhe të luajë vetëm në rastet kur do të jetë nevoja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?