Turi i tretë në Champions, Kukësi dhe Shkëndija njohin rivalët e mundshëm

Short deri diku i favorshëm për Kukësin në turin e tretë të Champions League.

Nëse verilindorët arrinë të bëjnë mrekullinë dhe të eliminojnë azerët e Qarabag në ruandin tjetër të Championsit do të përballen me fituesen e çiftit Bate Borisov-Hjk Helsinki me skuadrën bjelloruse që është e avantazhuar për të kaluar më tej.

Në futboll asgjë nuk është e pamundur dhe Kukësi beson. Rivali më i vështirë për skuadrën e Armando Cungut është pikërisht Qarabagut ndërkohë që Bate është një rival i njohur për skuadrat shqiptare sepse disa vite më parë ka eliminuar Skënderbeun në turin e dytë të Champions League falë një goli në fushë kundërshtare dhe mbi të gjitha me shumë fat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kukësi nëse kalon Qarabagun ndeshjen e parë të turit të tretë do ta zhvillojë në shtëpi ndërsa atë të kthimit në transfertë. Ndërkohë nuk ka patur shumë fat në short Shkëndija që ka qenë në vazon e skuadrave jo favorite për raundin e 3-të.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse eliminojnë moldavët e Sherif Tiraspol, kuqezinjtë tetovarë do të kenë përballë një nga ekipet më të forta të këtij ruandi austriakët e Salzburg të cilët në sezonin e fundit shkuan deri në gjysmëfinalet e Europa League.

Ja dhe shorti i plotë i turit të tretë i skuadrave kampione.

Celtic (SCO)/Rosenborg (NOR) v AEK Athens (GRE)
Salzburg (AUT) v Shkëndija (MKD)/Sheriff (MDA)
Crvena zvezda (SRB)/Sūduva (LTU) v Legia Warszawa (POL)/Spartak Trnava (SVK)
Kukës (ALB)/Qarabağ (AZE) v BATE Borisov (BLR)/HJK Helsinki (FIN)
Astana (KAZ)/Midtjylland (DEN) v Dinamo Zagreb (CRO)/Hapoel Beer-Sheva (ISR)
CFR Cluj (ROU)/Malmö (SWE) v Ludogorets Razgrad (BUL)/Vidi (HUN)

Shorti i turit të tretë i skuadrave jo kampione.

Standard Liège (BEL) v Ajax (NED)/Sturm Graz (AUT)
Benfica (POR) v Fenerbahçe (TUR)
Slavia Praha (CZE) v Dynamo Kyiv (UKR)
PAOK (GRE)/Basel (SUI) v Spartak Moskva (RUS)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?