Turku Çunei Çakir do të vendos drejtësi në gjysmëfinalen e kthimit Real-Bajern

Çunei Çakir do të vendos drejtësi në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League, mes Realit dhe Bajernit, që do të luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Gjyqtari turk në këtë mënyrë do të drejtojë një nga ndeshjet më delikate në eventin më të rëndësishëm evropian, edhe pse jo në pak raste është kritikuar për vendimet e tij.

Ai është gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2006, teksa ka gjykuar ekipin e Zinedine Zidane në ndeshjen e parë të çerekfinaleve kundër Juventusit në Torino (0-3), ndërkohë që Bajernin në fazën e grupeve kundër PSG (3-1).

Në sezonin 2014-2015 ai ishte arbitri i finales mes Juventusit dhe Barcelonës, në të cilën blaugranët fituan në shifrat 3-1. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?