Turqia shkarkon trajnerin Luçesku një muaj para ndeshjes ndaj Shqipërisë
Mirçea Luçesku nga sot nuk është më trajneri i Turqisë. Një muaj para ndeshjes ndaj kombëtares sonë, Federata Turke e Futbollit ka vendosur për ta larguar nga detyra e trajnerit.
Ai kishte marrë këtë post që në gusht të viti 2017 dhe drejtoi Kombëtaren për 17 ndeshje, ku arriti vetëm 4 fitore, 6 barazime dhe humbi në 7 ndeshje.
Zëvendësuesi i tij me shumë mundësi do të jete trajneri i Besiktashit, Senol Gynes. E vetmja pengesë është skuadra e madhe turke që nuk dëshiron të heqë dorë nga trajneri që i rikthehu lavdinë klubit. Turqia do të jetë kundërshtari i parë për Kombëtaren shqiptare në 22 mars në “Loro Borriçi”, për kualifikueset e “Euro 2020”.
KOHA JONË SONDAZH

